Pse na duhet detoksifikimi digjital?

МК

Të gjithë e shohim se si kalon koha, si plaket dhe ndryshon kjo botë, por kjo është diçka që nuk mund të parandalohet, kjo është jeta. Ndryshe nga koha, ka shumë gjëra që mund të ndryshojnë si jeta jonë, e ardhmja jonë, shëndeti jonë, shëndeti i mjedisit, teknologjia dhe shumë të tjera. Sot teknologjia është diçka pa të cilën nuk mund të jetojmë. Por njerëzit nuk e kuptojnë që jeta jonë nuk varet nga telefonat, kompjuterët, tabletët, por nga shëndeti ynë, dhe përdorimi i teknologjisë nuk është i mirë për shëndetin tonë dhe dëmton trupin tonë, veçanërisht sytë, trurin, shëndetin mendor dhe shtyllën kurizore. Prandaj vendosa të kaloj një ditë pa teknologji dhe rrjete sociale.

Detoksifikimi digjital ishte një përvojë mbresëlënëse për mua. Ishte mirë të jetoja përsëri pa teknologji. Dhe pas një dite të tërë të kaluar pa teknologji, kuptova se kam kohë për shumë gjëra të tjera, për të cilat nuk kam pasur kohë kurrë më parë, por gjëja më e rëndësishme është që arrita të pushoj trupin, trurin dhe sytë nga rrezet e dëmshme të dritës.

Njëzet e katër orët që kalova pa teknologji ishin të shkëlqyera, por pak të bezdisshme. Kjo ditë më ktheu prapa, në fëmijërinë time, kohën kur teknologjia nuk përdorej aq shumë. Atë mëngjes kur u zgjova në vend që të ulesha në telefon, u ngrita dhe bëra mëngjesin për mua dhe familjen time, kohën time të lirë e kalova duke u shoqëruar me familjen time dhe duke ndihmuar në rinovimin e shtëpisë sonë. Lyeja, rrëzoja, pastrova dhe u argëtova. Gjithashtu gjeta kohë që përfundimisht të zgjidhja rrobat që nuk vishja dhe t’i dhuroja atyre që kanë nevojë për to. Mbrëmjen kur mbarova punën, shkova të shëtisja me miqtë e mi.

Atë ditë, më shumë më mungonte muzika dhe Instagram. Ne kurrë nuk punojmë në shtëpi pa muzikë dhe vetëm për këtë shkak e kisha të vështirë. Gjithmonë është më lehtë kur punohet me muzikë. As që e kam menduar telefonin, por kur njeriu punon bën diçka që dëshiron, asnjëherë nuk mendon për gjëra të panevojshme që vetëm do të humbasin kohën e tij. Njeriu kur bën diçka që dëshiron këtë e bën me kënaqësi dhe kjo është arsyeja pse unë nuk u ndjeva e izoluar nga shoqëria pa teknologji dhe rrjete sociale. Përkundrazi, u ndjeva e lirë dhe pushova nga bota, një ditë pa ndjekur jetën e të tjerëve në rrjetet sociale ishte pushim … Sigurisht, faktor lehtësues ishte edhe ajo se përgjegjësitë e mia të përditshme nuk ishin të kufizuara nga teknologjia, por ka shumë njerëz obligimet e të cilëve varen nga teknologjia dhe ajo është e nevojshme për ta.

Kah fundi i ditës sinqerisht u habita dhe u befasova që arrita të mbijetoj 24 orë pa rrjete sociale, internet, telefon, kompjuter dhe televizion. Edhe pse të gjithë jemi të varur nga telefonat, nga fëmijët te të rriturit, dikur e dinim se si ishte të jetoje pa teknologji. Nuk është aq e vështirë të mbijetosh pa teknologji saç mendojnë të gjithë, thjesht duhet provuar. Koha e lirë, në vend që të kalohet në telefon, duhet të përdoret për shoqërim të drejtpërdrejtë me familjen dhe miqtë, vizatim, shijim të bukurisë së natyrës, ushtrime fizike, ndihmë për ata të cilët kanë nevojë. Do të doja të përsëris këtë ditë detoksikimi.

Në fund të kësaj dite, kuptova që jetët tonë nuk varet nga teknologjia, nga rrjetet sociale. Kuptova se, nëse duam mund të bëjmë gjithçka. Sigurisht që nuk mund të jetojmë plotësisht pa teknologji edhe unë nuk mund t’ia dal pa të, por mund ta përdorim në mënyrë të moderuar vetëm kur kemi nevojë, dhe të mos e lëmë teknologjinë të formësojë kohën tonë të lirë.

Besoni në veten tuaj, nëse mundem unë, mundeni edhe ju!

Autori: Irem Ademoviq