Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Etikës në Media në Maqedoni shpallin edicionin e 16-të për çmimin mediatik “Zhan Mone”( Jean Monnet) për arritjet më të mira në mbulimin e çështjeve që kanë të bëjnë me temën “Ndërtimi i besimit në kohëra të pasigurta”.
Çmimi Zhan Mone do të ndahet në 3 kategori konkurrimi:
1.Artikulli më i mirë gazetaresk (për artikuj gazetaresk të publikuar në media të shtypura dhe/ose në internet)
2.Fotografia më e mirë e foto-reporterëve (për fotografi të publikuara në media të shtypura dhe/ose në internet)
3.Fotografia më e mirë amatore
1. Konkursi për artikullin më të mirë gazetaresk
Punimet që do të marrin pjesë në këtë kategori janë artikujt e autorëve të vendit mbi temën “Ndërtimi i besimit në kohëra të pasigurta”, të botuara në gazeta, revista dhe faqe interneti të vendit, në periudhën ndërmjet 20 nëntorit 2017 deri më 24 nëntor 2018.
Artikujt duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:
-Duhet të jenë në lidhje me temën: “Ndërtimi i besimit në kohëra të pasigurta”;
-Duhet të jenë të botuar në periudhën midis 20 nëntor 2017 dhe 24 nëntorit 2018;
-Duhet të jenë të nënshkruar me emrin e vërtetë të autorit.
Kopjet e artikujve gazetareske në format PDF digjital, së bashku me një deklaratë me shkrim të nënshkruar nga autori, me të cilën garanton se ai/ajo është autor/e i storjes, duhet të dërgohen në e-mail adresën në vazhdim: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor 2018 ora 18:00. Aplikuesit do të pranojnë e-mail nga EU Info Qendra, me të cilin do të konfirmohet pranimi i artikujve të tyre.
Çmimi: statujë, certifikatë dhe kupon për pajisje teknike me vlerë 1,000 euro.
2. Konkursi për fotografi më të mirë të foto-reporterëve (për fotografi të publikuara në mediat e shtypura dhe/ose në internet)
Konkursi është i hapur për të gjithë foto-reporterët dhe fotografët nga vendi, të cilët mund të dërgojnë deri në 3 fotografi mbi temën “Ndërtimi i besimit në kohëra të pasigurta”, të publikuara në periudhën ndërmjet 20 nëntor 2017 deri më 25 nëntor 2018.
Fotografitë duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:
– Tema e fotografisë duhet të jetë në lidhje me temën: “Ndërtimi i besimit në kohëra të pasigurta”;
– Fotografia ka qenë e publikuar në periudhën ndërmjet 20 nëntor 2017 dhe 25 nëntor 2018;
– Fotografitë që janë shfrytëzuar për qëllime komerciale nuk kanë të drejtë të konkurrojnë.
Kopjet e fotografisë /fotografive në format digjital (madhësia e secilës fotografi duhet të jetë 3-5MB), së bashku me një deklaratë me shkrim, e nënshkruar nga autori ku garanton se ai/ajo është autori i fotografisë, duhet të dërgohen në e-mail adresën në vazhdim: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor, në ora 18:00. Secili konkurrues do të pranojë e-mail nga EU Info Qendrës me të cilin do të konfirmohet pranimi i fotografive të tyre.
Çmimi: statujë, certifikatë dhe kupon për pajisje teknike me vlerë 1,000 euro.
3. Konkursi për fotografinë më të mirë amatore
Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët amatorë nga vendi, të cilët mund të dërgojnë nga një fotografi që ka të bëjë me temën “Diversiteti ynë, është forca jonë”. Fotografitë që konkurrojnë në këtë kategori mund të kenë qenë paraprakisht të publikuara, por kjo nuk është e domosdoshme.
Fotografitë duhet të plotësojnë kriteret në vazhdim:
– Tema e fotografisë të ketë të jetë “Diversiteti ynë, është forca jonë”;
– Fotografitë që janë shfrytëzuar për qëllime komerciale nuk kanë të drejtë të konkurrojnë.
Konkurruesit në këtë kategori duhet t’i dërgojnë fotografitë e tyre në e-mail adresën në vazhdim: [email protected], më së voni deri më 25 nëntor 2016, në ora 18:00. Secili konkurrues mund të dërgoj 1 (një) fotografi (madhësia e fotografisë 3-5 MB), si edhe deklaratë të nënshkruar nga autori se ajo/ai është autor i fotografisë. Secili konkurrues do të pranojë e-mail nga EU Info Qendra me të cilin do të konfirmohet pranimi i fotografive të tyre.
Çmimi: Diplomë dhe kupon për pajisje teknike me vlerë 500 euro.
*Shënim: Ky aktivitet është i organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Etikës në Media. Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk do të mbajë përgjegjësi për çfarëdo detyrimi ligjor që rrjedh nga ndonjë mosmarrëveshje lidhur me të drejtat autoriale, të cilat do të jenë vetëm përgjegjësi e konkurruesit. Delegacioni i Bashkimit Evropian e mban të drejtën për të anuluar kualifikimin e konkurruesit të kontestuar dhe të kthejë çdo çmim dhe çdo shpërblim të dhënë. Ky aktivitet nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Informacione plotësuese
Juria do të përbëhet prej shtatë anëtarëve – një përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian, një përfaqësues i Sekretariatit për Çështje Evropiane, fituesi i vitit të kaluar i çmimit në kategorinë fotografia më e mirë e foto-reporterëve, fituesi i vitit të kaluar i çmimit në kategorinë për artikullin më të mirë gazetaresk, një përfaqësues nga Soqata e Gazetarëve, përfaqësues i EU Info Qendrës si dhe një Kryetar nderi i jurisë.
Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 12 dhjetor 2018.